Manjani: Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese nuk zgjidhet me emërimin e 6 gjyqtarëve

Premte, 02 August 2019 13:06

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nëpërmjet një postimi në Facebook shprehet se ideja për të emëruar 6 gjykatës në Gjykatën Kushtetuese me qëllim që të zgjidhë problemin është e gabuar.

Kjo ndodh pasi sipas tij duhet me numër tek që të sigurohet një vendimmarrje brenda gjykatës, pasi një ndarje 3 me 3 e tyre nuk do të sillte asnjë vendimmarrje.

Statusi i plotë:

Që të jemi prap të qartë:

Ideja që ka Rilindja dhe disa misione të huaja se duke emëruar 6 gjykatës në Gjykatën Kushtetuese do ta zgjidhë problemin, është e GABUAR.

Gjykata Kushtetuese, jo pa qëllim, përbehet nga 9 anëtarë, pra me një numër tek. Qëllimi është që të sigurohet një vendimmarrje brenda gjykatës.

Se ja ta zëmë e bënë Gjykatën me 6 anëtarë, 3 të zgjedhur nga Parlamenti e 3 nga Presidenti. 6 gjykatësit mblidhen për të marrë vendim dhe ndahet 3 me 3. Çfarë ndodh?!

Duhet se zbën edhe 3 të zgjedhurit nga Gjykata e Lartë. Kjo e fundit është e shkrirë dhe ska gjasë të bëhet shpejt…

Ja pra që nuk është zgjidhje, sepse prap do jemi pa gjykatë edhe me gjykatës të emëruar…

Kot vijnë vërdallë me rrena! Duhet të marrin përgjegjësinë që ju takon për këtë katastrofë dhe të kërkojnë zgjidhje.

Zgjidhja fillon nga krijimi i Parlamentit pluralist me zgjedhje të menjëhershme.

Të tjerat janë rrena që zgjasin agoninë…

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...