Edi Rama nxori se ajo është për prishjen e TK-së, replikon Ema Andrea: Kush do mbajë përgjegjësi për…

Premte, 02 August 2019 17:12

Aktorja Ema Andrea i ka replikuar në një status kryeministrit Rama, ku ai e citone atë se ishte pro shembjes së Teatrit.

Në komentin e saj, Andrea nuk e mohon deklaratën që është pro shembjes, po ajo pyet Ramën se kush do të mbajë përgjegjësi për rrënimin e godinës në gjithë këto vite.

‘’Duhet nje sistem ku artistet te kene hapesira krijuese e konkuruese! Nje sistem permes te cilit artisti te mund te jetoje me dinjitet me profesionin e tij, i pavarur nga listat e te gjitha niveleve!”, shkruan më tej Andrea në replikën e saj.

Replika e plotë e aktores Ema Andrea:

Do kisha dashur te ishin ne kete faqe, emrat e shume artisteve shqiptare,(qe nuk jetojne jashte Shqiperie) per sukseset e tyre, per veprat e tyre, jo aq per vemendjen Tuaj personale,sa per besimin, se meritojne mirenjohje institucionale, per vleren e vepres se tyre e cila do ndertoje kujtesen e se ardhmes. Do kisha dashur te vleresohen perpara se te vdesin.Por morem vemendjen Tuaj, per kete rast. Tuajen dhe te atij publiku qe nuk ka qene asnjehere ne Teater!

E meqe kemi edhe vemendjen Tuaj, edhe te atyre qe nuk kane qene asnjehere ne teater,me lejoni te perseris: te mbaje/ne pergjegjesi kushdo ka lejuar qe godina te rrenohet e te rrezikoje jeten e artisteve, te cilet kane krijuar ne kushte aspak dinjitoze dhe spektatoreve te teatrit Do te ndodhe valle?Besoj se shume shpejt do te kemi ne kete faqe, edhe opinionin publik te drejtuesve te TK,te cilet mbartin vlerat e pergjegjesive qe Ju i keni besuar!

Dhe,Po, enderroj nje teater te ri, 10 teatro te rinj Kombetare e alternative, ashtu si nje piktor enderron nje mur pa lageshtire per veprat e tij,por kjo nuk mjafton! Duhet nje sistem ku artistet te kene hapesira krijuese e konkuruese! Nje sistem permes te cilit artisti te mund te jetoje me dinjitet me profesionin e tij, i pavarur nga listat e te gjitha niveleve! Flm!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...