FOTO/ Ndahet nga jeta themeluesi i PD, Basha: Na la trashëgim një thesar që duhet ta ruajmë

Diel, 04 August 2019 16:24

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të një prej themeluesve të Partisë Demokratike në zonën e Beratit.

‘Mësova me hidhërim për largimin prej nesh të Fehmi Telegrafit, kryetarit të Komisionit Nismëtar për themelimin e Partisë Demokratike në Berat, në ditët e para të janarit të 1991-it. Në një ditë të vështirë për demokracinë shqiptare, mësuesi, intelektuali, patrioti dhe demokrati beratas Fehmi Telegrafi e përjetësoi emrin e vet në historinë e Partisë Demokratike.

 

Ai së bashku me një grup intelektualësh dhe qytetarësh beratas, mori pjesë aktive në organizimin e mitingut të parë të Partisë Demokratike më 9 Janar 1991 në Berat. Zyra e tij si trajner i sportit të peshëngritjes tek “Poligoni” u bë pikëtakimi për grupin organizator që do të merrej me mitingun e parë të PD në Berat, një miting madhështor e mbresëlënës që beratasit e kujtojnë sot e kësaj dite.

 

Komisioni nismëtar i krijimit të degës së Partisë Demokratike në Berat, i përbërë prej 26 vetësh, e zgjodhi Fehmi Telegrafin kryetar, pavarësisht se në komision merrnin pjesë intelektualë të klasit të parë si i paharruari Simon Vrusho, Bardhyl Sheme, Dhimitër Papa, Nuri Ibro, Piro Leka, Agron Musaraj, Pëllumb Nako apo Ylli Kapllani. Këta guximtarë drejtuan Partinë Demokratike të Beratit në zgjedhjet e 31 marsit 1991 dhe korrën sukses në një zonë të vështirë, kur mund të themi me plot gojën se regjimi diktatorial ishte ende i fortë.

Partia Demokratike ka fatin e madh të gëzojë një histori kaq të lavdishme e të kujtojë protagonistë të tillë si Fehmi Telegrafi. Pinjoll i nje familjeje qytetare, profesor Fehmiu ishte intelektuali, atdhetari i kulluar dhe trajneri i shkëlqyer i peshëngritjes beratase, trajner i shumë prej ikonave të peshëngritjes së Klubit Sportiv të Tomorit, që korrën sukses në rang kombëtar e ndërkombëtar.

Triumfi i Fehmi Telegrafit dhe miqve të tij, themelues të PD në Berat, është një trashëgimi frymëzuese për përballjen me sfidat e sotme. Në Berat e në të gjithë Shqipërinë, Partia Demokratike e ka pasuri këtë histori frymëzuese, këtë fibër qëndrese dhe mospranimi të së keqes.

Në Berat e në të gjithë Shqipërinë, nuk do ta lëmë të keqen të triumfojë, sepse Partia Demokratike është trashëgimtare historike e qëndresës që pesha të rënda si Fehmi Telegrafi bënë në ditët e vështira të 1991-it.

Qëndresa e sotme ndaj të keqes është nderim për kujtimin e Fehmi Telegrafit. I përjetshëm do të jetë emri i profesor Fehmi Telegrafit në historikun e Partisë Demokratike të Shqipërisë’, shkruan kreu i PD-së Lulzim Basha.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...