'Janë ca jargë elektronike të shpifura'/ Kujt i dedikohet shpërthimi i Ylli Manjanit

Diel, 04 August 2019 16:50

“E përsëris, nuk ka as parti e as kryetar e askush që më bën të mos mendoj me mendt e mia. S'i kam marrë leje askujt në botë për të folur”.

Kjo është një pjesë nga reagimi i ashpër i ish ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.

 

Kjo vjen pas një analize të tijën në Facebook paraditen e sotme, e cila në disa portale është raportuar si “anëtarim i Manjanit në PD”.

 

“Janë ca jargë elektronike të shpifura, që nuk merren fare me cfarë mendon dhe shpreh, por sajojnë skema e budallëqe të paqena”, shkruan ndër të tjera Manjani.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

Janë ca jargë elektronike të shpifura, që nuk merren fare me cfarë mendon dhe shpreh, por sajojnë skema e budallëqe të paqena.

Nuk ju intereson fare kjo, por merren me ty që mendon dhe flet.

Dhe si merren?

Thjesht shpifin, sajojnë, inskenojnë... ja fusin pordhës me një fjalë.

Sipas këtyre jargëve, për shak të një analize që kam bërë sot në Faqen time në FB, unë qenkam bërë anëtar i Partisë Demokratike!

Vazhdoni, shpifni, pirdhni! Çtë doni bëni! Nuk më ndalon dot kjo gjë së menduari e së shprehuri si njeri i lirë.

As më kërcet fare nëse ajo që mendoj e shpreh është e mirë apo e keqe për parti dhe indicivë thashethemaxhinj!

E përsëris, nuk ka as parti e as kryetar e askush që më bën të mos mendoj me mendt e mia. S'i kam marrë leje askujt në botë për të folur.

Ndaj dhe politika nuk më ka mbajtur pranë saj...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...