'Rama, vrasësi i zgjedhjeve të lira'/ Braimllari: Anëtarët e KQZ kanë shkelur ligjin, do të përgjigjen

Diel, 04 August 2019 17:54

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari i ftuar në News 24 hodhi, akuza të forta në drejtim të KQZ pas dështimit të këtij të fundit për të mbajtur një mbledhje, e cila ishte njoftuar ditën e djeshme dhe kishte si rend dite “shqyrtimin e kërkesës së opozitës për të nisur procedurat për zgjedhjet e 13 tetorit”, datë kjo e caktuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Sipas tij, KQZ me këtë veprim ka shkelur ligjin, ndërsa rikujtoi se anëtarët që nuk u paraqitën dje në mbledhje do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Sipas tij, zgjedhjet vendore për shqiptarët janë caktuar me 13 tetor dhe KQZ-së duhet të përgatisë terrenin, që shqiptarët të zgjedhin alternativat sipas pastrimeve demokratike.

 

“Edi Rama është vrasësi i zgjedhjeve të lira. Zgjedhjet janë me 13 tetor dhe KQZ nuk  e merr dot në shqyrtim dekretin e Presidentit të Republikës. KQZ  duhet të nisë proceduarat për organizimin e zgjedhjeve, të cilat do të jenë zgjedhje të lira. Në 30 qershor nuk kishte zgjedhje, por votime për të zgjedhur rilindasit e tyre. Edi Rama tentoi të kthente në Shqipëri sistemin monist, por këtë 85% e shqiptarëve e refuzuan.  Modeli i Edi Ramës është: shkatërro dhe uzurpo institucionet. Në këshillat bashkiakë nuk ka më debat. Anëtarët e KQZ kanë shkelur ligjin dhe do të mbajnë përgjegjësi”", është shprehur sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...