'30 qershori, thirrje për ndryshim'/ Basha: Do ti përgjigjemi si e vetmja forcë politike që mund ta sjellë atë

Diel, 04 August 2019 17:56

Varfëria, papunësia, hajdutëria dhe padrejtësia e Bandës së Rilindjes janë disa nga arsyet pse njerëzit e refuzuan 30 qershorin.

Kështu shprehet në një postim të tijin në Facebook, kretari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sipas liderit të opozitës, thirrjes së qytetarëve për ndryshim PD do ti përgjigjet si e vetmja forcë që ka fuqinë politike, përvojën, programin dhe vizionin e duhur për ta sjellë këtë ndryshim përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

 

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Varfëria, papunësia, hajdutëria dhe padrejtësia e Bandës së Rilindjes janë disa nga arsyet pse njerëzit e refuzuan 30 qershorin, duke e kuptuar se ato votime nuk ishin në interes të tyre, por për të thelluar hajdutërinë e Edi Ramës, që është sot aktiviteti i tij i vetëm politik dhe ekonomik. 

Vetëm këtë javë, nga tenderi korruptiv për uniformat e policisë, 15 milionë euro zhduken në xhepat e Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ndërsa, nga tenderi korruptiv për sistemin e ri të faturimit të biznesit, i cili nxjerr jashtë përdorimit kasat fiskale, i shton biznesit një tarifë të re deri në 100 euro. Këtë po e bën një kompani fantazëm, gjoja kroate, e cila është kompania e këshilltarit të Edi Ramës dhe paratë do të shkojnë te familjarët e kryeministrit. 

Thirrjes tuaj për ndryshim me 30 qershor do ti përgjigjemi si e vetmja forcë që ka fuqinë politike, përvojën, vizionin dhe programin për ta sjellë këtë ndryshim përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme! #ShqiperiasiEuropa

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...