FOTO/ Paditet në prokurori prefektja e Tiranës, ja arsyet

Tuesday, 06 August 2019 15:48

Edi Ramës nuk i pritet që të pushtojë Bashkinë e Kamzës. Urdhëron prefekten e Tiranës të mbledhë nesër Këshillin Bashkiak të Kamzës’.

Deklarata është bërë nga nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho gjatë një dalje për mediat nga selia blu.

 

Spaho deklaroi se, PD ka paditur prefekten e Tiranës, pasi ka shkelur ligjin dhe autonominë vendore.

 

‘Partia Demokratike ka depozituar në Prokurori kallëzimin penal për Prefekten e Tiranës, Suzana Jahollari, pasi ka zbatuar urdhrin e paligjshëm të Edi Ramës’, tha Spaho.

Deklarata e plotë e Edmond Spahos:

Padurimi i Edi Ramës për të kontrolluar çdo pushtet në vend dhe, nëpërmjet tij, të grabisë çdo pasuri të vendit, e ka shtyrë atë në thellimin e paligjshmërisë së 30 Qershorit, duke urdhëruar prefektin e Tiranës të uzurpojë kompetencat e pushtetit lokal në Bashkinë e Kamzës.

Këshilli Bashkiak i Kamzës ishte thirrur për konstituim në datën 14 Gusht nga Sekretari aktual i Këshillit, por, në shkelje flagrante të ligjit, Prefektja e Tiranës ka vendosur që e njëjta mbledhje të bëhet nesër, sepse Edi Ramës nuk i pritet që të pushtojë Bashkinë e Kamzës.

Ligji i pushtetit lokal ia jep këtë kompetencë sekretarit aktual, por, megjithëse ai e ka ushtruar atë rregullisht, duke thirrur konstituimin e Këshillit Bashkiak të Kamzës brenda afatit, përfaqësuesja e Edi Ramës ka vendosur të cënojë autonominë e pushtetit lokal dhe të uzurpojë kompetencën e sekretarit të këshillit bashkiak.

Partia Demokratike e dënon me forcë këtë akt të paligjshëm të Prefektës së Tiranës, duke e konsideruar atë një ndërhyrje flagrante të qeverisë në ushtrimin e kompetencave të pushtetit lokal. Për këtë arsye, Partia Demokratike ka depozituar në Prokurori kallëzimin penal për Prefekten e Tiranës, Suzana Jahollari. Duke zbatuar urdhrin e paligjshëm të Edi Ramës, ajo ka shpërdoruar detyrën dhe duhet të përgjigjet para drejtësisë.

Mbledhja e paligjshme e Këshillit Bashkiak të Kamzës është një rast më shumë që tregon se kryebashkiakët ilegjitimë të 30 Qershorit nuk do t’i shërbejnë interesit publik, nuk do të marrin vendime në interes të qytetarëve. Ata do të jenë vetëm disa kukulla të tjera në duart kriminale dhe hajdute të Edi Ramës.

Image

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...