Pas Valdrin Pjetrit, kandidatit të Edi Ramës në Shkodër, një tjetër i propozuar nga kreu i PS-së për kryebashkiak duket se ka probleme me dekriminalizin. Këtë herë bëhet fjalë për një kandidat të Ramës shumë pranë Tiranë.
Në votimet monopartiake të 30 qershorit Edi Rama vendosi që të kandidojë në Vorë, biznesmenin e luleve Agim Kajmaku.
Në dokumentet e tij të dekriminalizimit, Kajmaku mësohet se ka deklaruar se ka emigruar në Greqi ku edhe ka pasur emër tjetër.
Jorgo Toto, është një nga emrat që Kajmaku ka pasur në Greqi dhe nga të dhënat mësohet se ai ka qenë i dënuar, vepër të cilën ai nuk e ka deklaruar në dekriminalizim.
Agim Kajmaku siç shihet dhe nga formulari i dorëzuar, ka ndryshuar emrin por nuk ka dhënë asnjë të detaj tjetër ashtu siç e kërkon formulari.
Burime nga kupola drejtuese e PS-së kanë bërë të ditur se Edi Rama është informuar për problemet penale që Agim Kajmaku ka pasur në Greqi.
Por edhe pse ishte në dijeni Rama ka vendosur ta regjistrojë si kandidat të tij në Vorë, në kundërshtim të plotë me procesin e dekriminalizimit dhe në kriminalizim të plotë të pushtetit lokal.