Basha: Asnjë përçarje në qëndrimin e opozitës, data 13 Tetor e vetmja e dekretuar!

Premte, 09 August 2019 12:20

Kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi qartë sot se “nuk ka asnjë përçarje në qëndrimin e opozitës” lidhur me zgjedhjet e 13 Tetorit dhe se data 13 Tetor është e vetmja datë e dekretuar nga Presidenti.

Basha theksoi se në zgjedhje do të hyhet me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër dhe zgjedhje parlamentare të parakohshme në një ditë më zgjedhjet lokale.

Basha tha: “Data 13 Tetor është e vetmja datë e dekretuar. KQZ-ja  duhet të zbatojë dekretin e Presidentit. Të gjithë ata  që e pengojnë do të vihen para drejtësisë ligjore dhe penale. Mund do të vonojë po nuk do të harrojë.

Por, ne nuk duhet të harrojmë të drejtën partiake për të hyrë në zgjedhje apo jo , kurse kur institucionet shkelin ligjin ato duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe penale.

Vendimi i opozitës për të mos hyrë në zgjedhjet e 30 Qershorit ka qënë vendim unanim dhe pa asnjë kundërshti.

Disa parti kanë bërë kërkesën për të hyrë në zgjedhjet e 13 Tetorit për të mos lejuar KQZ-në të ndërmarrë grushtin e shtetit. Hapat që u hodhën janë paraprirë nga një konsultim i plotë. “

Pyetje nga Ismet Drishti nga “Zjarr” TV: Z. Basha, kemi parë këto ditë hapjen e zyrave të bashkive me kacavidë. Kjo më sjell ndër mend precedentin ku janë çertifikuar kryetarët e bashkive, dikur legjitimë e diku jo...Po nesë nesër bëhen zgjedhjet, a do të kemi rastin të përsëritet një precedent i tillë?

Basha: Kushtetuta është e qartë, ka vetëm një institucion që mund të dekretojë datën e zgjedhjeve, Presidenti dhe mund ta gjykojë vetëm Gjykata Kushtetuese.

Ato vendime janë sikur t’i shkruar ti. E ke parë si janë turpëruar gjykatat: nga njera anë e ka kontestuar mandatin në Durrës dhe e njëjta gjykatë pasdite e ka miratuar atë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...