Rama publikoi foto nga xhamia e Gjirokastrës, Vasili: Tjetërsim dhe bastardim, jo restaurim

Diel, 11 August 2019 16:02

Kryeministri Edi Rama uroi mëngjesin e sotëm gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke publikuar fotografi nga xhamia e restauruar e Pazarit në Gjirokastër.

Por ky postim i Ramës, ka sjellë reagimin e nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Ai thotë se Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka 1000% të drejtë për tjetërsimin bastardues sipas tij, dhe jo restaurues të xhamisë së Pazarit në Gjirokastër.

Vasili shton se Forumi me shumë të drejtë ngre alarmin e zhbërjes dhe shpërfytyrimit kryq e themel të vlerave kulturore anë e mbanë vendit.

“Forumi ka plotësisht të drejtë kur pohon se trashëgimia kulturore ka mbetur në duar të sharlatanëve dhe profanëve! Forumi me mjaft të drejtë tregon se kemi një kryeministër thellësisht injorant dhe të pagdhendur”, thotë në mbyllje Petrit Vasili.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...