Vrau 14 shqiptarë, krimineli famëkeq lirohet para kohe nga burgu

Diel, 11 August 2019 17:01

Krimineli famëkeq serb, Miodrag Sholaja, i dënuar për vrasjen e 14 shqiptarëve, është liruar nga burgu 3 vite më herët nga sa ishte parashikuar në vendim. Sholaja ka qenë pjesë e grupit paramilitar serb, “Akrepat”, dhe më 28 mars 1999, vrau 14 njerëz në kopshtin e një shtëpie në Podujevë, ku 7 prej tyre ishin fëmijë.

Viktimat ishin anëtarë të tre familjeve shqiptare.

Sipas TCH, Në vitin 2008-të, Miodrag Sholaja mori një dënim qesharak me 15 vite burg, në një kohë ku u provua përfshirja e tij në vrasjen e 14 njerëzve.

Në Prishtinë kanë reaguar ashpër për lirimin e kriminelit serb.

Një akt të turpshëm të shtetit serb e konsideron Behgjet Pacolli, ministër i Jashtëm i Kosovës, lirimin e Sholaja.

“Çështja këtu nuk është vetëm lirimi i Sholaja, por edhe heshtja e komunitetit ndërkombëtar dhe e delegacionit të BE-së në Beograd. Ky është realiteti se si kriminelët e luftës në Serbi janë heronj dhe lartësohen nga qeveria e Ana Brnabic”, shprehet Pacolli.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...