Standardet e dyfishta/ Hahn reagon për Maqedoninë, asnjë fjalë për skandalet në Shqipëri

Diel, 11 August 2019 18:30

Skandali i ndodhur në Maqedoni, ku kanë dalë përgjime që implikojnë edhe kryeministrin Zoran Zaev, ka nxjerrë në pah edhe standardet e dyfishta që ndërkombëtarët përdorin.

Komisioni i Zgjerimit në ikje, Johannes Hahn ka reaguar ditën e sotme në lidhje me skandalet që po ndodhin në Maqedoninë e Veriut.

‘Maqedoni e Veriut. Lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta duhet të vazhdojë e pandërprerë.  Sa i përket zbulimeve të fundit, është shumë e rëndësishme që të veprojë ligji për të gjitha krimet, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me përgjime të paligjshme’, shkruan Hahn në njërin status

Reagimi i Hahn ka ardhur vetëm 3 ditë pas shpërthimit të skandalit dhe kjo tregon se vetë komisionari i Zgjerimit po përdor standarde të dyfishta.

As Johannes Hahn e as ndonjë zyrtar tjetër i BE-së ka më shumë se 6 muaj që nuk thonë asnjë fjalë për qeverinë e korruptuar të Edi Ramës, për blerjen e votave, për video përgjimet e dala në Zërin e Amerikës dhe në Bild.

Asnjë fjalë nga Johanes Hahn ndaj Edi Ramës apo qeverisë së tij, duke ngritur pikëpyetje të mëdha në lidhje me standardet që përdorin zyrtarët ndërkombëtarë.

I çuditshëm është fakti se Johannes Hahn apo ndonjë zyrtar tjetër nuk ka thënë asnjë fjalë për Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin apo zyrtarë të tjerë të PS-së që janë kapur në përgjime duke blerë vota, duke kërcënuar njerëz për vota, e duke larguar edhe njerëz nga puna, po për vota.

Ditët e fundit të qëndrimit në detyrë të Komisionerit të Zgjerimit kanë nxjerrë në pah të vërtetat që qytetarët shqiptarë i kanë shprehur me kohë, për standardet e dyfishta që zyrtarët e lartë të BE-së kanë mbajtur ndaj qeverisë së korruptuar të Edi Ramës.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...