Shehu: Ramën as “haraçi” i vasalitetit nuk e shpëton

Hënë, 12 August 2019 18:28

Ish-deputeti i PD Tritan Shehu përmes një statusi në rrjetet sociale shprehet se Edi Ramën tashmë as “haraçi” i vasalitetit nuk e shpëton.

Shehu nënvizon se Rama vepron si dikur, kur sundohej me anë të “haraçeve”, por shton se as vasaliteti që kërkon të imponojë nuk mund të vazhdojë dot.  Sipas tij, kjo sepse shqiptarët e ndershëm janë ngritur kundër klasës aktuale politike.

Postimi i Tritan Shehut:

Ramen as “haraci” i vasalitetit nuk e shpeton…

Dikur “haracet” paguheshin ne flori pikerisht per te zgjatur sundimet personale, ne antipod me interesat e popujve; disa here edhe funksiononin.

Por tashme per Ramen e Rilindjen kjo eshte e pa mundur pavaresisht nga forma e “haracit”; kaq shume jane trashur “zullumet”.

Pra nuk mund ta shpetojne dot as “memoriale” servile, qe vecse flasin per nivelin ekstrem te mungeses se dinjitetit shteteror, as ceremoni propagandistike, as shkarkime ministrash thjesht per “harac”, as votime si vasal pro rezolutash goditese ndaj ShBA-se, as koncesione apo shoqeri larje parash etj.

Kandili “politik” i Rilindjes e i Kryeminstrit eshte ne shuarje perfundimtare.

Kete e kane vendosur shqiptaret nen varferi, papunesi, autokraci, shprese vrare, me qindra mijera ne azil, gje qe e konfirmuan edhe me 30 Qershor.

Kete e tregon edhe izolimi i thelle i kesaj qeverisje nga Bashkesia Perendimore, mos perfshirja e vendit ne projektet Rajonale te zhvillimit te Brukselit, nga mungesa e plote e investimeve te huaja prej 6 vitesh, me produktin tragjik per ne bllokimin e Integrimit Europian.

Kete realitet te erret nuk mund ta zbukurojne as foto drekash te imponuara diku larg, qe Kryeministri kerkon t’i perdore si oksigjen.

Kjo eshte e verteta, qe tashme besoj se e kuptojne edhe partneret tane jo Perendimore, me te cilet neser do te bashkepunohet me seriozitet, trasparence, ngushte e realisht ne paritet e interes reciprok.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...