Arta Markut s'i del inati me "339", nxjerr urdhrin kundër mediave

Hënë, 12 August 2019 18:51

Pas daljes së përgjimeve për dosjet 339 të Durrësit dhe 184 të Dibrës për krimet zgjedhore, Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka shtrënguar informacionet për mediat. Është siguruar udhëzimin e plotë me 30 nene që Arta Marku ka firmosur në datë 30 korrik, pra pak ditë më parë. Neni 10 i udhëzimit pritet që të sjellë më shumë debat, pasi kërkon ndalimin e publikimit të cdo informacioni për cdo cështje deri në përfundim të hetimeve paraprake.

Në dy pikat e para të këtij neni kërkohet që të ndalohet publikimi i akteve hetimore sekrete dhe jo sekrete deri në përfundimin e hetimeve paraprake. Udhëzimin e ndanë një fije e hollë nga censura, pasi më këtë vendim rrezikohet që edhe një arrestim mund të mbahet sekret.

Udhëzimi i Kryeprokurores Arta Marku vjen pas kritikave të herëpashershme ndaj prokurorëve.

Neni 10 Ndalimi i publikimit të aktit

1. Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve sekrete që lidhen me cështjen ose dhe vetëm i përmbajtjes së tyre nëpërmjet shtypit ose informacionit masiv.

2. Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve josekrete deri në përfundimin e hetimeve paraprake.

3. Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve të shqyrtimit gjyqësor kur gjykimi bëhet me dyer të mbyllura. Ndalimi i publikimit hiqet kur plotësohen afatet e caktuara me ligj për arkivat e shtetit ose kur ka kaluar afati prej dhjetë vjetësh nga data që vendimi ka marrë formën e prerë, por me kusht që publikimi të jetë autorizuar nga Ministri i Drejtësisë.

4. Ndalohet publikimi i gjeneraliteteve dhe i fotografive të të pandehurve dhe të dëshmitarëve të mitur, të akuzuar ose të dëmtuar nga vepra penale.

5. Ndalohet publikimi i regjistrimeve të bëra në regjistrin e njoftimit të veprave penale deri në marrjen si të pandehur të personit që i atribuohet vepra penale.

6. Prokurori i cështjes me vendim të arsyetuar vendos ndalimin e publikimit të aktit, i cili ekzekutohet nga koordinatori për median.

Modifikuar më Hënë, 12 August 2019 18:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...