I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor ta ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër”.
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar sot për dorëheqjen e Valdrin Pjetrit nga marrja e mandatit të kryebashkiakut të Shkodrës.
Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se pas ikjes së Valdrin Pjetrit Edi Rama nuk ka çfarë të presë më, por duhet të iki edhe vetë.
“Ky Valdrin Pjetri iku për turp. Po ky Edi Rama ç’pret më? Pse e zgjat më kot?
Apo duhet ti dale boja me keq se çi ka dale? Sa me vone aq me i hidhur do te jete fundi…..”,- deklaron Vasili.
Valdrin Pjetri njoftoi paditen e sotme dorëheqjen nga marrja e drejtimit të Bashkisë së Shkodrës. Ai u akuzua tre ditë më pare nga Partia Demokratike se, në vitin 2003 ishte dënuar nga gjykata italiane për trafik të lëndëve narkotike dhe se ishte dëbuar nga vendi fqinjë. Partia Demokratike paraqiti si provë dokumentet origjinale që dëshmonin dënimin e Pjetrit nga gjykata italiane. Në njoftimin e tij në facebook, Valdrin Pjetri shprehet se “Në këto kushte, vëmendja dhe energjitë e mia do të përqendrohen tanimë tërësisht në zgjidhjen dhe sqarimin ligjor të kësaj ngjarje të 17 viteve më parë, ngjarje për të cilën në dijeninë time nuk kam pasur asnjë përgjegjësi ligjore në atë kohë.”