Përse Rama nga 204954 banorë të Shkodrës zgjodhi Valdrinin?

E Enjte, 15 August 2019 21:07

Shkodra përbëhet nga 204 954 banorë. Një popullsi heterogjene me lëvizje të brendshme demografike ku gjen gjithçka, kulturën, humorin, artin, traditën, është i bekuar me det, lum, liqen dhe kala. Prej këtëj kanë dalë emra të njohur të shqiptarisë. Politikanë, klerikë atdhetarë, studiues, artizanë të mirë dhe kundërshtarë të zjarrtë të regjimit komunist. Por Shkodrës i ka mbetur vetëm historia, ajo në vitin 2019 u përçudnua, u fye, u vra në shpirt.

Mes 204 954 banorëve që ka kjo zonë, kryeministri Edi Rama gjeti Valdrin Pjetrin të përfaqësonte Shkodrën e kulturës si kryetar i ri i bashkisë. Me 8 % të zgjedhësve ai mori mandatin pa garë, pa rivalë, por nën siglën e një partie që vetë votonte e vetë numëronte. Po sot Valdrini i Ramës doli me të shkuar të errët. Një trafikant i vogël i dënuar në Itali për shpërndarje të lëndëve narkotike në bashkëpunim, i dënuar dhe dëbuar nga shteti fqinj në vitin 2003.

Pikërisht mes shumë intelektualëve, njerëzve të paqtë, punëtorë dhe të kulturuar të kësaj treve, kryeministri do përfaqësohej nga një i ri që bëri hajër nën sundimin e Rilindjes, edhe për shkak se në korrikulumin e jetës kishte të shkuar kriminale. Ky është kriter i Rilindjes, kjo është meritë; djalë i shkathët, i zoti që e ka parë një herë derën e burgut me sy…

Shkodrën ai e kishte dhe e ka halë në sy. Gjithnjë ky qytet nuk u mposht me votë apo me dhunën e pushtetit. Pati vetëm një rast që ta merrte pa garë dhe ai ishte 30 qershori. Por edhe këtu Rama gabon rëndë, madje me koshiencë. Përzgjodhi si kandidat një të ri që nën pushtetin familjar dhe me njohjet e tij arriti të depërtojë deri në paradhomën e kryeministrisë. Në fillim u bë Drejtor i Përgjithshëm i Hipotekave (kishte në duar pronat e shqiptarëve), më pas për pak kohë si Prefekt i Shkodrës, me idenë që kjo do ishte provizore, pasi shumë shpejt do i përvishej punës për të marrë bashkinë.

Atë e mori vetëm në letra, por duket se kurrë nuk do e gëzojë karrigen e ëndërruar nga kryeministri Edi Rama. Partia Demokratike publikoi dokumenta të drejtësisë italiane të cilët konfirmonin se në vitin 2003 ishte arrestuar dhe dënuar me vendim të formës së prerë për mbajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Sot kryeministri nuk mund të besohet më me shprehjen e përhershme: “Nuk dija gjë”-duke të kujtuar kohën e diktaturës ku Enver Hoxha e kishte gati shprehjen: “Unë nuk di gjë, vetëm në e pastë bërë Mehmeti me kokën e tij”… Po në PS nuk ka as edhe ndonjë “Mehmet” që mund të dalë jashtë vijës së tekave të kreut të qeverisë. Ai kontrollon çdo pushtet të mundshëm, duke nisur nga diktati i fortë brenda Partisë Socialiste që e ka transformuar në “Pece të Rilindjes”.

Po si mund të pretendojë kreu i qeverisë që “nuk dinte gjë”, kur ka gjitha pushtetet në duar, gjithë informacionet e mundshme zyrtare dhe jo të tilla. Një opozitë e dalë jashtë çdo institucioni, arriti të siguronte dokumentat e drejtësisë italiane, ndërsa mazhoranca qeveritare brenda dy orësh mund të merrte çdo informacion për këdo kandidat.

Edhe këtë rast si shumë të tjerë Rama do përqipet ta kalojë me ca statuse në rrjetet sociale dhe me sulm mbi opozitën. Nuk do merret me veten e tij, pasi edhe ndjesa nuk ka vend. Ai e di mirë këtë, por kësaj radhe zgjodhi të tallë, të fyejë dhe injorojë qytetarinë e Shkodrës, por edhe atë tëtë përqindëshin e tij që doli në votimet absurde të 30 qershorit./  Boldnews.al

Modifikuar më Premte, 16 August 2019 08:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...