Memoriali i ri, te Liqeni Artificial, kushtuar të rënëve turq gjatë grushtit të shtetit që ndodhi në vitin 2016 në Turqi shkaktoi mjaft debate në radhët e politikës dhe jo vetëm. Nuk kishte asnjë lidhje ky lapidar me Shqipërinë dhe as me interesat kombëtare, ishte thjesht një servilizëm kryeministror ndaj Erdogan.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe gazetari Dritan Kaba, i cili përmes një ironie të hollë është shprehur se tani presim të ndërtohet një memorial i ri për të rënët nga ligji i dekriminalizimit. Kaba e vijon ironinë e tij duke thënë se lapidari do të jetë vepër artistike nga dora e vetë kryeministrit Edi Rama dhe lulet do t’i vendosin anëtarët e FRESSH-it.
Janë bërë shumë “deshmorë” nga radhët e PS që kanë rënë nga ligji i dekriminalizimit. Ish-deputetë, ish-kryebashkiakë, drejtues institucionesh, zyrtarë të lartë, etj. janë në listën e gjatë të dekriminalizimit. Ndaj lapidari në respekt të tyre do ta bënte me krenari çdo rilindas, pasi socialistët e thjeshtë ndjehen të vetmuar dhe të turpëruar.