Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti, ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend, duke theksuar se zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore janë e vetmja zgjidhje për situatën absurde të krijuar në Shqipëri.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Panariti shprehet se, “Kjo “karikaturë” e përfaqësimit të pushteteve duhet të ndryshojë sa më shpejt me zgjedhje si e vetmja zgjidhje! Zgjedhje të përgjithshme dhe vendore!”
Në vijim mesazhi i plotë i Panaritit
Kjo “karikaturë” e përfaqësimit të pushteteve duhet të ndryshojë sa më shpejt me zgjedhje si e vetmja zgjidhje! Zgjedhje të përgjithshme dhe vendore!”
Sepse “Republika e Absurdit” , nuk ka bazë e themel as kushtetues as ligjor dhe as moral…! Nuk është nevoja të jesh ekspert konstitucionalist, për ta interpretuar dhe kuptuar këtë! Shfleto Kushtetutën dhe nënvizo sidomos nenet një dhe tre të saj dhe kupton se ku jemi katandisur!”