Erion Veliaj i ka lyer duart sërish me gjak. Pas vrasjes së 17 vjeçarit në landfilllin e Sharrës të tjerë viktima u shënuan dje nga dora e kryebashkiakut në detyrë të Tiranës. Veliaj ka hapur në Tiranë kantierin e lyerjeve të fasadave të pallateve dhe tenderët korruptive dhe largimi i kontrolleve ndaj tyre solli dje humbjen e jetëve të 2 punëtorëve të fasadave, skela në të cilën punonin i zuri për poshtë. Jetën e rrezikuan edhe tre punëtorë të tjerë.
Nga hetimet ka rezultuar se të dyja firmat që Veliaj u kishte siguruar tenderin ishin jashtë çdo norme ligjore si për nga ana administrative dhe nga parametrat e sigurisë.
Kështu larg përgjegjësisë nuk mund të qëndrojë Erion Veliaj dhe Bashkia që po drejton, që në lejen e dhënë duket se i ka anashkaluar kontrollet për seriozitetin e firmës që ka fituar të drejtën e kryerjes së punimeve.
Kjo ngjarje po përforcon faktet se Erion Veliaj është shndërruar nga një hajdut serial, me gllabërime pronash publike e shtëpish private për t’iu vënë në dispozicion të kullave që shërbejnë për pastrimin e parave të pista (mbi 780 leje ndërtimi, 45 milionë euro të vjedhura të unaza e re, gllabërimi i Tetarit Kombëtar, parqeve dhe hapësirave të gjelbra, etj) në një vrasës serial që djo e çoi në 3 numrin e viktimave nga babëzia.