Marifetet dhe skandalet e Ramës dhe qeverisë së tij nuk kanë të sosur. Edhe pse doli zbuluar me kandidatin e tij drogmen e të dënuar në Shkodër, Rama sajon me urgjencë një mbldhje për të njohur një këshill qersharak që ka dalë nga pakica e një force politike që është është pakicë në rastin më të mirë dhe të ligjshëm në Shkodër. Si mund të drejtojnë qytetin këshilltarë që nuk përfaqësojnë as 5% të qytetit, njerëz me kontribute e vlera të dyshimta?! Këtë gjë e di vetëm Rama. Në kundështim të kësaj masakrade, qindra qytetarë shkodranë dhe simpatizantë të PD-së janë ngritur në protestë në Shkodër, kundër konstituimit të Këshillit bashkiak monist. E gjithë kjo lojë e ndyrë politike për Ramën dhe enturazhin e tij është njësoj sikur s’ka ndodhur asgjë, si diçka normale, duke qenë se është një turp i paparë, një shkelje flagrante kushtetute, nga njerëz të zhytur në krim dhe mbrojtje të krimit.
Kjo që po ndodh sot në Shkodër nga njerëz një pjesë e të cilëve janë vetë pjesë e botës së krimit, janë turp para kombit, Shodrës së 2 Prillit, është lojë në mbojte të një qeveri dhe dhe kryeministri të cilësuar edhe ndërkombëtarisht si “baroni i drogës e krimit”.
Për cilindo është e qartë se trafiku i kokainës dhe heorinës, kohë më të artë se kjo nuk ka njohur kurrë. Por më të rrezikshëm se shpëndarësit janë bëtë trafikantët politikë, banditët e bandës së Rilindjes. E gjithë kjo që po ndodh sot në Shkodrë është për të kamufluar këtë gjë. Ata socialsitë turpi sot në Shkodër nuk mund të jenë pjesë e një këshilli që merr vendime për një qytet djepi i kulturës. Ata nuk përfaqësojë as forcën e tyre politike (pasi ajo forcë nuk është pyetur fare as për kandidatin e as për Këshillin), por thjesht interesa klanore, mafize, në mbrojtje të kësaj qeverie që i ka listuar në lista të dyshimta e skandaloze turpi e papërgjegjshmërie. Me këtë veprim të hapur skandakloz Rama kërkon të marrë edhe kështjellën e fundit të demokracisë, kërkon të sfidojë çdo ligj e çdo kushtetutë. Por, harron se nuk do jetë e largët dita që ky njeri të japë llogari një më një për të gjitha të zezat që i ka bërë këtij vendi./55news.al