Pas ndalimit të kreut të FRPD-së në Shkodër, ka reaguar edhe kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi.
Ky i fundit shkruan në faqen e tij në Facebook se Rama nuk e gjunjëzon dot Shkodrën, pasi këtë gjë nuk e bëri dot as Enver Hoxha.
‘Kryekrimineli i Shqipërisë Edi Rama, pasi nuk ia doli te gjunjëzoje Shkodrën, ka urdhëruar trafikantet e kriminelet qe i ka veshur me uniforme policie te dhunojnë protestuesit dhe te arrestojnë kryetarin e FRPD Shkoder, Arvit Bushatin’, shkruan Këlliçi në Facebook.
Reagimi i plotë i kreut të FRPD-së, Belind Këlliçi:
Kryekrimineli i Shqipërisë Edi Rama, pasi nuk ia doli te gjunjëzoje Shkodrën, ka urdhëruar trafikantet e kriminelet qe i ka veshur me uniforme policie te dhunojnë protestuesit dhe te arrestojnë kryetarin e FRPD Shkoder, Arvit Bushatin.
Rinia e Shkodres te tmerron, prandaj pas çdo proteste arreston dhe shpall ne kërkim
Arvitin dhe te rinj te tjerë. Nuk ke faj. Mendoj se duhet te kesh shumë frike, sidomos nga rinia e Shkodres dhe e gjithë Shqipërisë, për te cilët ti s’je asgjë me shume se një kryetrafikant, kryehajdut dhe kryekriminel, qe po e largon çdo dite e me shumë Shqipërinë nga Europa dhe po e varfëron e shkreton vendin!
Edi Rama nuk e gjunjëzon dot Shkodrën me dhune e terror. Nuk e beri dot Enver Hoxha për 45 vjet, jo me ti qe nga frika e paranoja s’ke lenë kriminel pa mbledhur rreth vetes. Nuk e mban dot pushtetin e inkriminuar me police, nuk e mban dot Shqipërinë peng te krimit.
Edi Rama, sa me shpejt te largohesh, aq me mire për ty. Ndryshe do te vije dita kur do te te tërheqin zvarre rrugëve te Shqipërisë, si njeriun qe vjedh e plaçkit këtë vend dhe dhunon Shqiptaret e ndershëm për llogari te krimit!
#Shkodranukdorezohet
#MeArvitin
#PerLiri
#PerDemokraci
#ShqiperiaSiEuropa