Socialistët shkodranë: Na turpëruat me Valdrinin, s'duam urdhra nga Rama e Balla

Hënë, 19 August 2019 23:25

Debate të ashpra mes socialistëve shkodranë dhe të deleguarve të Edi Ramës.

Debati ka qenë me tone të larta dhe Senida Mesi që ka çuar mesazhin e Ramës në Shkodër, është vënë për shpatulla pas muri.
Socialistët shkodranë janë shprehur të revoltuar për sjelljen e Valdrin Pjetrit dhe emërimin e tij si kandidat pa i pyetur fare.

Ata janë shprehur se janë turpëruar dhe nuk kanë më fytyrë për të kërkuar vota.

Por reagimet kanë qenë edhe më të forta, duke mos pranuar që të marrin urdhra nga Edi Rama, por sidomos nga Taulant Balla.

Debatet janë zbardhur nga ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Breaking News!

Tjeter votojne narkokeshilltaret monist te Shkodres tjeter ju emeron narkopartia ne krye!

Lexoni mesazhet e socialisteve dixhitale! sb

Përshëndetje doktor!

Si mbështetës i flaktë i të majtës dhe kundërshtar i juaji prej 2 dekadash, nuk e mendoja kurrë se do të të shkruaja për t'u ankuar, por ja që fundërinat komunisto-kriminale me detyruan.

Jam një nga antëtarët e Këshillit të Bashkisë Shkodër të konstituuar sot.

Prej vitesh kam kontribuar për Partinë Socialiste, përfshirë edhe zgjedhjet moniste të këtij viti.

Dje pasdite kishim mbledhjen para konstituimit të Këshillit Bashkiak dhe disktuam dy alternativa, Luan Hetën dhe Arvit Osjen. Në mes të këtyre dy këshilltarëve ndahej mbështetja e mbi 90% të këshilltarëve për postin e kryetarit të Këshillit Bashkiak.

Papritur, pa pyetur fare për vullnetin tonë, mbrëmë rreth orës 22:00 vjen urdhëri nga Tirana për të votuar një person anonim të quajtur Brisiela Truma Kadija, ndryshe do përjashtoheshim nga partia.

Pra, neve punuam gjoja për Partinë Socialiste, dhe na vjen urdhëri për të votuar një person anonim vetëm se është bija e ish-gjykatësit komunist Luan Truma dhe ka suportin e Tom Doshit që prej 4 vitesh punon kundër Partisë Socialiste.

Pra, në partinë tonë komunisto-kriminale, të kërkohet të punosh për të, por nuk pyetesh për asgjë dhe nuk ke as të drejtë mendimi. Neve punojmë për PS-në dhe postet i merr Tom Doshi që punon për veten e tij, dhe kundër PS-së.

- Kryetare e Këshillit Bashkiak u zgjodh Brisiela Kadija, bija e një ish-gjykatësi komunist dhe e preferuar e Tom Doshit.

- Nënkryetare e Këshillit Bashkiak u zgjodh Suada Selimaj, Tom Doshi, sepse ky i fundit i ka punësuar në OSHEE, atë dhe 5 pjesëtarë të familjes së saj, a thua OSHEE-ja është kompani private e fisit Selimaj. Suada Selimaj bashkë 2 anëtarë të familjes janë në pozicione drejtuese në OSHEE, për të vetmen meritë se i servilosen Tom Doshit..

Të shkruajta me profil fallco, se faqja juaj përgjohet. Të uroj shëndet!

“Pershendetje

Dr . Berisha

Doja me denoncu nje fakt

Te keq te rilindjes

Nje nga drejtuesit e rinj te keshillit bashkiak eshte vendosur Suada Bashkim Selimi. Mbesa e Xhemal Selimit. Kriminelit qe beri shume krime, madje me doren e vet.

Keta kane ozurpuar Shume vende pune ne Oshee(mbi 4 vende pune ne kete sektor) gjithe te perlyer ne korrupsion

Por thelbi ketij denuncimi eshte Se Edvin Kristaq Rama po rikthen keto pinjoll te ketyre familieve koministe qe Shkodra i largoj me vote dhe me plumba nga pushteti( kujtoj vrasjen e kriminelit Xhemal Selimi ne Mars te 1992)

Tani e Edi Rama po provokon Shkodren perseri me vendosjen e ketyre ne poste Drejtuese dhe cfare eshte me keqja duke vendosur njerez pa moral ne krye te Institucioneve

Shpresoj qe Shkodra Te mbledhi vetin dhe mos ta dorzoj nderin e vete ne duart Luan Harushes me Shoke

Kete informacion mund..”

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...