Djegia e mandateve/ Basha: Pa këtë vendim, opozita rrezikonte të kthehej në fasadë

E Enjte, 22 August 2019 21:47

Gjatë intervistës së tij në “Çim Peka LIVE” në Syri TV, lideri i opozitës Lulzim Basha deklaroi se, në 6 vite qeverisje Edi Rama e ka plaçkitur vendin dhe ka rrënuar shpresën si askush më parë.

“Ka rrënuar shpresën. Ka plaçkitur Shqipërinë si asnjëherë. Kërkojmë rregullla loje dhe mundësi të barabarta. Zgjedhje të lira e të ndershme, ky është synimi ynë”, deklaroi kreu i PD-së.

I pyetur nga gazetari Çim Peka lidhur me djegjen e mandateve parlamentare dhe mundësinë për zëvendësimin e listave, Basha u shpreh se,

"Pa këtë vendim, opozita rrezikonte të kthehej në fasadë. Na distancoi nga një pushtet që e kishte kthyer parlamentin në togfjalëshin "vjedhje-ligj". Kjo u kthye në realitet falë Edi Ramës. Nuk kishim asnjë instrument për ti ndalur. Edhe Gjykata Kushtetuese u asgjesua. U mohua edhe fjala e opozitës", deklaroi Lulzim Basha.

Login to post comments