Lulzim Basha u shpreh se ai dhe PD e kanë mirëpritur gatishmërinë e zyrtarëve të lartë të CDU-së gjermane për ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës, por është Edi Rama që ka refuzuar.
Ndërkohë, i pyetur nga gazetari Peka, në studion e Syri-tv, nëse ka patur përpjekje nga biznesmenë të njohur për ta bërë këtë ndërmjetësim, Basha ka lënë të kuptohet se ai nuk ka pranuar, duke i cilësuar ata oligarkë që nuk sjellin asnjë vlerë në politike, përkundrazi, sipas tij dëmtojnë vendin duke kapur ekonominë.
Kryetari i Opozitës tha se nuk është takuar kurrë me Edi Ramën, përveç rastit të tryezës për reformën në drejtësi dhe asaj të zgjidhjes së konfliktit politik para zgjedhjeve të vitit 2017.