Mediat greke njoftojnë sot se kryeministri Edi Rama ka bërë një vizitë të shpejtë në Greqi të enjten pasdite. Rama ka qënë në Trikalla dhe ka ngrënë drekë në restorantin e hotelit “Panellinion” në qëndër të qytetit; fill pas kësaj ,kryeministri shqiptar ka pirë një kafe në hije,në oborrin jashtë hotelit.
Sipas mediave greke, Rama shoqërohej nga truprojat e tij. Pasi piu kafe, ai u largua.
Por, Rama e ka vizituar Trikallën edhe më parë, si mysafir nderi për komunitetin shqiptar që jeton këtu,” nënvizon media greke.