Kalvari i Familjes Protoduari, nga pushkatimet te burgosja për çështjen e "Unazës së Re"

Saturday, 24 August 2019 12:07

E padrejtë dhe kriminale! Që prej protestës së 21 marsit, Dorian Protoduari, aktivisti i PD-së, që u mbajt 6 muaj në burgun e Vaqarrit e më pas u transferua në Burgun 313, pa prova dhe kundër çdo norme e sjellje politike me kundrështarët, vuan sot dënimin me arrest shtëpie.  

Ndalimi dhe burgosja e Dorian Protoduarit ishte politike dhe vetëm politike, sepse nuk kishte asnjë provë kundër tij, sepse ai nuk ka kryer asnjë nga veprat për të cilat akuzohet. Ende sot prokuroria nuk ka paraqitur asnjë material filmik, ku ai të ketë ushtruar akte dhune në drejtim të punonjësve të Policisë, apo institucioneve shtetërore.

“Më mbajtën në burg se Dorjanit duhet t’i mbyllet goja. Unë dua vetëm drejtësi dhe asgjë tjetër. Nuk kam dalë të Parlamenti për asgjë tjetër veç mbrojtjes së shtëpisë sime. Më akuzojnë se kam qëlluar me sende të forta te drejtoria e Policisë, ndërsa unë në atë kohë që ata flasim, unë kam qenë në ambientet i drejtorisë i arrestuar”, shprehej për mediat Protoduari. E gjitha kjo çështja ka prapavijë politike, pasi familja e tij ka pësuar sulme të vazhdueshme, që gjatë kohës së komunizmit të Enver Hoxhës. Familja e tij ka martirë, të vrarë e dënuar gjatë kohës së komunizmit dhe sot pasarëdhsit e atyre që vranë e burgosën famlijen e tij, Rama, Balluku, etj. burgosin e keqtrajtojnë Dorianin, të cilin e kanë izoluar që prej 6 muajsh në burg, ndërsa  nënës së tij policia i theu këmbën nga dhuna shtazarake. Po ashtu edhe të atin, e shoqëruan në polici dhe e mbajtën 24 orë, pa lënë mënjanë as të vëllain që nuk arsimohet dot për shkak të problemeve ekonomike.

Dorian Protoduari është një nga protestuesit e “Unazës së Re”, që edhe pse nuk mundet të protestojë për shkak të arrestit shtëpiak, kauza dhe protesta e heronjvë nuk ndalet, ajo vijon çdo natë deri në tërheqjen totale të kësaj qeverie nga plani ogurzi.

Login to post comments