Ndërsa Shëngjini digjej prej 48 orësh, kryeministri Rama shijonte bukuritë greke, i pikasur në Trikala të Greqisë, në restorante dhe hotele luksoze, ndërkohë që sot po shijon bukuritë e livadheve dhe pishave në në hotelet luksoze të fshatrave malore të Bashkisë Pili po në Trikala.
Denoncimi ka ardhur nga një emigrant, ndërkohë që është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha që shkruan ‘Emigranti dixhital denoncon udhëtimin turistik të Edvin Mafisë dhe indiferencën ndaj situatës kërcënuese të zjarreve në vend!’
‘Emigranti dixhital denoncon udhetimin turistik te Edvin Mafise dhe indiferencen ndaj situates kercenuese te zjarreve ne vend!
Lexoni mesazhin e emigrantit dixhital. sb
Pershendetje doktor Berisha.Mora shkas nga videoja juaj tani qe trasmetoni, ne lidhje me zjar?et ne Shengjin, dhe me beri pershtypje dhe shume nervoz, sepse ne fund te fundit dhe ato pak pasuri natyrore qe na kane ngele po priten, vidhen, digjen cdo dite dhe askush dhe asnjeri nuk ka interes ti mbroje. Shengjini digjet dhe kryeministri kryehajdut bredh neper restorantet dhe hotele Greke. Jo me larg se mbreme eshte pare ne nje restorant lluksoz ne Trikala te Greqise duke darkuar ne (Panelinio) restorant dhe sot po shijon bukurite e livadheve dhe pishave ne hotelet lluksoze te fshatrave malore te bashkise Pili, ne Trikalla. Kjo eshte qeveria, ka lene ne meshire te fatit vendin,dhe po ben pushime ne hotelet lluksoze te fqinjeve.ky lajm, per qendrimin e Edi Rames ne Trikala e ka dhene nje radio lokale tre ore rrjesht.Te uroj gjithe te mirat Doktor.’