Rama, humor krize me mediat kreke: "Kalinihta nga Surreli pedhaqia”

Diel, 25 August 2019 09:53

Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmin e mediave greke, të cilat një ditë më parë raportuan se shefi i ekzekutivit shqiptar ka zgjedhur Greqinë për pushime.

Me një status në “Twitter”, kryeministri thotë se lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë jo vetëm për atë, por edhe për ministrat. Ai me nota humori përshëndet mediat greke, ndërsa iu drejtohet me fjalët “kalinihta nga Surreli pedhaqia”.

 

Gjithashtu Edi Rama thotë se që nga viti 2013 nuk ka shkuar asnjë ditë me pushime jashtë vendit.

Postimi i Ramës:

“Madje që ta merrni vesh me këtë rast,meqë s’e dini akoma (sepse gjërat kuptimplota në përgjithësi, e ato të qeverisjes në veçanti nuk ju interesojnë): Lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë edhe për ministrat😊Kështu që kalinihta nga Surreli pedhaqia😁.Mirë një kazan grek, po ju në Shqipëri o ju marrsha të ligat s’e verifikonit dot njoftimin e atij kazani,isha këtu apo kisha ikur fshehurazi me pushime në Greqi?Jo në Greqi,po askund përveçse në Shqipëri,s’kam bërë e s’bëj pushime si KM,qysh nga vera e 2013 deri në verën 2020 e X!”-shkruan Rama në “Twitter”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...