Nga cikli “debilitas incurables est”: Dy prodhimet “elitare” të Reformës në Drejtësi

Diel, 25 August 2019 13:35

Transferimi (ose “varrosja”) e Dosjes 184 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Rajonale të Dibrës ishte kulmi i të ashtuquajturës “reformë” në drejtësi, reformë që nisi me dështim që në fillim, me zgjedhjen e Arta Markut kryeprokurore. Pa u marrë gjatë e pa hyrë thellë në këtë “reformë”, mjaftojnë dy emra, Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku dhe krahun e saj të djathtë në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, për të kuptuar suksesin e saj. Një prodhim 100% rilindas që çoi hapur në “mbulimin e një grupi të strukturuar kriminal”. “Arta Marku dhe Donika Prela janë dy Katicat e Edi Ramës”, tha Basha, disa ditë më parë duke iu referuar prokurores së Maqedonisë së Veriut, e cila përfundoi pas hekurave. Kjo është reforma që trumbetohet me forcë, si arritje dhe, për fat të keq, dy prodhimet “më të mira”,  dy gjetjet “elitare” janë Arta Marku dhe Donika Prela. Kanë mbetur edhe pak ditë nga pushimet dhe vjeshta do sjellë të tjera zhvillime. Por për ramën, rilnidjes e njerëzit e sorosit kanë mbetur edhe pak njerëz për t’u sistemuar dhe me siguri vjeshta do të jetë e artë, madje do kapet edhe ai peshku i madh i Donald Lu-së. Të gjitha bateritë e Rilindjes janë fokusuar tek e ashtuquajtura “reformë në drejtësi”. Shqiptarët janë nghrysuar e janë gëdhirë me këtë togfjalësh, a thua se nuk kishin halle të tjera dhe se ”pas reformës në drejtësi” do vijë edhe dita e tyre?!!

Askush nuk e ka mohuar rëndësinë e kësaj reforme megjithëse ajo që në embrion të saj nuk erdhi si një pakt kombëtar i këtij vendi, të cilit i duhej aq shumë, por erdhi si një nismë e një fondacioni privat. Dhe gjithçka fillon tek origjina. Tentakulat e këtij fondacioni në Shqipëri e paraqitën Ramën si shpëtimtari i kësaj reforme, ku në fakt ai ishte keqpërdoruesi i saj, dhe arriti jo vetëm ta shpartallojë, por edhe ta kapë, madje edhe ta banalizojë.

-Pas votimit me 140 vota të ndryshmeve kushtetuese në vitin 2016, Rama i vuri shkelmin të gjithë marrëdhënieve me opozitën duke e përjashtuar atë nga çdo lloj aksioni dhe iniciative tjetër për hapat e mëtejshme që do hidheshin në këtë reformë. Qëllimi ishte vetëm një: ky ishte kryeprokurori, ku ishte Gjykata e Lartë, ky ishte Gjykata Kushtetuese.

Me pak fjale kjo “reforma në drejtësi” paska  nxjerrë, mes të tjerash, dy prodhimet më “elitare”, Arta Markun e Donika Prelën. Një gjë është e sigurt, nëse do vazhdohet të ketë të tilla “prodhime”, kjo reformë është e dështuar përfundimisht!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...