'Kajmaku', Basha: Heshtja e Ramës dhe Markut një provë më shumë, zgjidhje janë zgjedhjet e parakohshme

Tuesday, 27 August 2019 12:08

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka dënuar me forcë sot heshtjen e kryeministrit Edi Rama dhe të Prokurorisë lidhur me çështjen e Agim Kajmakut, kryebashkiakut të zgjedhur në Vorë me votimin e 30 Qershorit.

Basha tha: "Partia Demokratike po shqyrton të gjitha rastet dhe bëhet fjalë për dhjetëra individë me rekorde kriminale, të kandiduar nga Edi Rama. Sigurisht nuk janë as kryebashkiakë, as këshilltarë, janë pjesë e një procesi antikushtetues. Por për të qëndruar tek Jorgo Kajmaku, dua të dënoj heshtjen e Edi Ramës. Ka 24 orë që PD ka publikuar dokumentet zyrtare që provojnë se Jorgo Kajmaku është në heshtje të ligjit të dekriminalizimit dhe duhet sot të ishte marrë i pandehur nga Prokuroria.

Dua gjithashtu të dënoj heshtjen e Prokurorisë, e cila si një shtojcë e pushtetit të Edi Ramës, sa herë i duhet atij për propagandë, ka 24 orë që hesht. Pse hesht Prokuroria? Pse hesht Arta Marku dhe veglat e saj?!

Kjo është një provë më shumë – theksoi Basha, - se mali i provave sot është bërë më i madh sesa mali i Dajtit, - se zgjidhja është një qeveri tranzitore e cila të ëprgatisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë."

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...