"Pas Pjetrit e Kajmakut, prisni emra të tjerë. Rama i mbron"

Tuesday, 27 August 2019 17:51

Eksperti i çështjeve ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata duke folur për zhvillimet politike në vend, tha se kryeministri Edi Rama po mbështet kandidatë, të cilët kanë probleme me ligjin dhe janë subjekt i qartë i dekriminalizimit.

Sipas tij, kryeministri është përgjegjësi kryesor për situatën ku ndodhet vendi, ndërsa shtoi se Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku duhet të dalin përpara drejtësisë. Ai tha se pas Pjetrit dhe Kajmakut do të ketë edhe emra të tjerë, që janë subjekt i dekriminalizimit.

“I pari që duhet të mbajë përgjegjësi është Edi Rama. Ka një drejtori të dekriminalizmit, e cila duhet të verifikojë emrat. Pse mor zotëri duhet t’i gjejë opozita rastet penale. Opozita është opozitë, për të dhënë ide, por jo për të gjetur kriminelët. Duhet t’i kishte gjetur prokuroria, e ka detyrim t’i verifikojë të gjithë emrat. Nuk kemi shpresë tek kjo prokurori. Problemi është politik. Kryeministri nuk bën do pa ta, ai është lidhur ngushtë me ta, pasi është lidhur financiarisht me krimin. Për ne datë zgjedhjesh nuk ka pasur. Pas Kajmakut prisni tjetrin. Kryeministri drejton krimin e organizuar dhe jep mbështetje politike. Ai është implikuar financiarisht me të dhe zbaton urdhrat e tij. Qeveria jep mbështetje, këta blejnë zgjedhje dhe nëpërmjet oligarkëve, pastaj pastron paratë në ndërtime.

Gjithashtu Çlirim Gjata tha se zgjedhjet e lira janë kusht i parë dhe i fundit, që i duhet më shumë se kurrë sot Shqipërisë për të hyrë në rrugën e drejtë.

“Një rrugë ka: zgjedhje të lira dhe të ndershme në të gjithë Shqipërinë. Me këtë kryeministër nuk futesh dot në zgjedhje. Kryeministri duhet të japë dorëheqjen. Prisni shtatorin, asgjë nuk është mbyllur dhe harruar. Rama duhet të largohet sepse nuk shkohet kështu. Ky shtet duhet të bëhet dreqi e mori, nuk shkohet kështu”-tha ai.

Modifikuar më Tuesday, 27 August 2019 17:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...