Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se në vend ka ardhur fundi ekonomik. Përmes një postimi në facebook, ai akuzon kryeministrin Edi Rama si grabitës të parave të shqiptarëve dhe që me këto lekë, kreu i qeverisë kënaq veten dhe oligrakët. Për Vasilin, kjo krizë në të cilën ndodhet vendi para greminës, duhet ndalur menjëherë. ”Kur shkollëpakësia dhe babëzia bëhen bashkë, prodhohet vetëm shkatërrim ekonomik dhe hajdutëri pa kufi. Shqipëria e ka prekur fundin në ekonomi dhe një gjysëm hapi më tej është gremina dhe shkretimi i vendit. Kriza duhet ndalur sot, nesër kriza do të jetë pa kthim”.
Postimi i plotë
“Arti i qeverisjes konsiston ne mbledhjen e aq parave nga nje klase sa te mund te kenaqe me to klasen tjeter”,-keshtu thote Voltaire nje nga filozofet me te medhenj.
Kurse shkollepaku qe qeveris ne Shqiperi rremben leket e shqiptareve dhe kenaq me to veten dhe oligarket. Prandaj shqiptaret jane ne mjerim dhe te zemeruar sepse parate e tyre rrembehen dhe mijra te varfer shtohen cdo vit.
Kur shkollepakesia dhe babezia behen bashke prodhohet vetem shkaterrim ekonomik dhe hajduteri pa kufi. Shqiperia e ka prekur fundin ne ekonomi dhe nje gjysem hapi me tej eshte gremina dhe shkretimi i vendit. Kriza duhet ndalur sot, neser kriza do te jete pa kthim.