“Çfarë administrate e pacipë eshtë kjo”, Vasili kritikon lëvizjet në Shkodër

E Enjte, 29 August 2019 20:49

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me largimin e shtatë drejtorëve rajonalë në Shkodër, ndërsa thotë se ata hiqen dhe vihen sa herë shpreh dëshirën kryeministri, Edi Rama.

Me një shënim në “Facebook”, Vasili thekson se kjo është një administratë e pacipë dhe që nuk ka lidhje fare me faktin e të qenurit e pavarur nga ndikimi politik.

Postimi i Vasilit:
Drejtoret ne Shkoder si kastraveca ne duart e shkollepakut! Drejtoret e Edi Rames hiqen e vihen ose thene ndryshe ngulen e shkulen si kastraveca nga shkollepaku. Se jane ata fajtoret qe zgjedh Edi Rama kandidate per faqe te zeze si Valdrin Pjetri.

Drejtoret jane pra thjesht ushqim per midene politike dhe per damllane psikopatike te Edi Rames. Cfare administrate e pacipe eshte kjo? Ku e ka pavaresine nga politika? Po portalet e famshme te punesimit qe pataksen dynjane ku perfunduan? Apo administrata eshte thjesht zorre qorre e Edi Rames?

Ku jane kriteret e punesimit? Ku eshte meritokracia? A eshte zyra e partise apo ligji dhe kriteret qe punesojne njerezit? Objektivat ne pune dhe sherbimi ndaj qytetareve jane kriteri apo votat e mbledhura?

Ky demagog i shplare qe moçalisht vegjeton si kryeminister qelbi dynjane me propagande per gjoja administraten e ” ndritur” qe do te ngrinte pasi te merrte timonin dhe tepsine. E pame administraten e diskredituar,te korruptuar e te percudnuar te timonit dhe tepsise se kryeministrit. Kjo administrate e Edi Rames eshte atje thjesht shami per te fshire hundet dhe gjithshka..tjeter te tij dhe ska asnje lidhje me sherbimin ndaj qytetareve. Shkodra ishte shembulli me i qarte se si drejtoret shnderrohen ne kastraveca.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...