Gazment Bardhi ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore për procesin e njohur si “Babalja”, sot për të dhënë dëshminë e tij.
Gjykata kishte urdhëruar shoqërimin me forcë për në gjyq por Bardhi ka mohuar sot se është thirrur nga Gjykata. Ai ka deklaruar se urdhri për shoqërim të detyrueshëm është i paligjshëm.
“S’kam pasur njoftim për të ardhur në seancë. Është i paligjshëm urdhri për shoqërim të detyrueshëm”, deklaroi Bardhi.
Ndërsa më tej, i pyetur nga prokuroria se si i ka rënë në dorë audio përgjimi, Bardhi deklaroi se ka qenë një investigim investigim gazetaresk. Ai ka theksuar se “pas denoncimit të PD Agron Geron Xhafaj vuajti dënimin”.