I shpifur, i pështirë! Paloka sulmon Ramën: Leviz me 30 makina eskortë e i ngjeshur me antiplumb...

E mërkurë, 04 September 2019 13:34

Nënkryetari demokrat Edi Paloka ka reaguar përmes një shenimi në faqen e tij në facebook pas një ceremonie në selinë e qeverisë.

“Del përpara kamerave dhe si sadist shijon lotët e ca të mjerëve që për një copë bukë më shumë bëhen pjesë e një shfaqjeje të neveritshme”, shkran Paloka. 

 Ja postimi i tij:
Ka nxjerrë përpara kamerave, në krah të tij, në zyrat superlluksoze të kryeministrisë ( 5 milion euro “rikonstruksioni” ) një grua që e falenderon (madje dhe duke u përlotur) sepse i ka ngritur pensionin të ëmës nga 44 mije lek të vjetra në 124 mijë lek të vjetra...

Ai që ka zhytur dorën në xhepin e çdo shqiptari dhe ju grabit miliona çdo ditë.

Ai, të cilit vetëm fotoja me Cristiano Ronaldon i kushtoi sa do të rezultonte pensioni i përjetshëm i asaj gruaje. 

Ai që sot është kryeministri më i pasur në botë sepse vjedh dhe sundon mbi popullin më të varfër në Evropë.

Del përpara kamerave dhe si sadist shijon lotët e ca të mjerëve që për një copë bukë më shumë bëhen pjesë e një shfaqjeje të neveritshme. 
Hiqesh si ëngjelli shpëtimtar i tyre!

Po mallkimet e qindra mijëra të tjerëve a i dëgjon? Urrejtjen e tyre a e ndjen?

Sigurisht që po! Të mbërrijnë edhe në vilen - kullë miliona euroshe të Surrelit. Prandaj leviz me 30 makina eskortë e i ngjeshur me antiplumb...

Image

Login to post comments