Përfundon dëgjesa, Presidenti Meta: Nuk kam nevojë për dëshmitarë, por nëse keni ju ...

Hënë, 09 September 2019 12:39

Pasi kryetari i komisioni hetimor Ulsi Manja e falenderoi Presidentin e vendit Ilir Metën për ardhjen dhe korrektesën e tij para komisionit, kreu i shtetit  Ilir Meta tha këto fjalë në përfundim:

"Unë ju falënderoj përzemërisht që më dhatë mundësinë që të kthehem në këtë institucion kaq të dashur dhe kaq të shtrenjtë për mua, së dyti ju uroj suksese në punët tuaja në të ardhmen.

Së treti, lidhur me këtë çështje nuk kam nevojë që të vijë ndonjë dëshmitar sepse veprimet e mia kanë qenë publike dhe dëshmitarët kanë qenë të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Në rast se ju keni nevojë për të ndihmuar punët tuaja në të ardhmen me dokumenta, në respekt të ligjeve sigurisht, siç janë rregullat, institucioni i Presidentit është i hapur dhe në mënyrë të veçantë do të ftoja zotin Fino të vijë të pijë një kafe me Presidentin se jo vetëm nuk ka asnjë gjë personale , por ai vazhdon të mbetet i preferuar."

 

Login to post comments