Përse Presidenti e fitoi betejën me komisionin e Ramës?

Hënë, 09 September 2019 12:11

Jo vetëm aktorët politikë dhe njerëz të interesuar rreth saj por mbarë opinioni publik ishte dëshmitar sot i një panorame që kemi 6 vjet që e shohim. Një maskaradë rilindase me disa “pseudodeputetë, në fakt sidomos këta të pseudoopozitës janë kthyer në gaztorë të Parlamentit, dhe në mëyrë specifike për nga niveli i pyetje ishte një trishtim i jashtëzakonshëm, duke parë se në çfarë duarsh ka rënë vendi. Komisionet parlamentare janë praktikë e jetës pralamentare. Problem i këtij komisioni ishte një problem në radhë të parë ligjor dhe në radhë të dytë moral. Ky termi i fundit për Rilindjen është luks ta përdorësh, duke qenë se kemi të bëjmë me një sekt të rrezikshëm që ka marrë në duar fatet e Shqipërisë dhe e ka kthyer këtë vend në një çiflig privat të Ramës dhe të mentorit të tij, George Soros.

Vetëm për një tekë të kryetarit të bandës së Rilindjes, që të mos lëvizte 30 qershori, ngrihet ky komision. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër. Të gjithë marifteçinjtë e Ramës, majtas apo djathtas, spërdridhen pikërisht për të shmangur këtë çështje. Vendi i Ramës për të mos lëvizuar nga 30 qershori, kishte një arsye, bandat ishin gati, paratë e drogës e të Rinasit ishin gati, strukturat ishin gati, të gjithë llojet e bibavbe ishin gati, nga KQZ deri në bazë, kështuqë nuk ia leverdiste shefit. 30 qershori ishte thjesht një tekë e ky komision sërish i shërbente asaj teke. Nuk kishte gjë më tragjikomike të shikoje portretet e nivelin e pyetje që bënin anëtarët e tij. Nuk kishte trishtim më të madh të shikoje disa anonimë, megallomanë, injorantë të Kushtetuës, mjeranë që flisnin me gjuhën e kafes së lagjes, po me aq nivel të ulët jo vetëm me kreun e shtetit, por me njeriun e 30 viteve karrierë politike.  Rama sot e humbi betejën me Presidentin.

Pa asnjë lloj hezitimi e kemi konsideruar në faqet e këtij protali, me përgjegëjsi të plotë, këtë komision , si hapi i fundit i grushtit të shtetit, të nisur nga banda e Rilnidjes. Vetë 30 qershori është një njollë turpi në historinë e pluralizmit të Shqipërisë. Të gjithë ata lojëtarë privatë kombëtare e ndërkombëtarë, që mbështesin këtë stil të pseudodemokracisë pa standarte, me narkoqeveri, bëjnë një lojë të rrezikshme, pasojat e të cilës do të ndihen shumë shpejt. Por mjafton vetëm neni i Kushtetutës në të cilën thuhet shprehimisht se rendi politik në Shqipëri është rendi pluralsit, dhe 30 qershori me Ramën bashkë, me gjithë Rilnidjen, me gjithë trafikantët e banditët e votave dhe mentorin e tij, kudo që është, janë thjesht garniturë e një narkodiktature.

Për një gjë sekti i Rilindjes ka qenë konsitent. Për një çështje Rilndja ka qenë e çiltër që ditën e parë që ka ardhur e deri sot. Ajo është antishteti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...