Presidenti Ilir Meta doli sot para Komisionit Hetimor Parlamentar për të dëshmuar, në lidhje me çdekretimin e votimeve të 30 qershorit.
Gjatë seancës së pyetje-përgjigjeve ra në sy fakti se deputetja e PS-së, Vasilika Hysi kishte marrë përsipër të bënte një seri pyetjeve provokuese ndaj Kreut të Shtetit për anulimin e 30 Qershorit.
Por ra në sy se kundërpërgjigjet e Metës ndaj saj ishin vërtet asgjesuese.
PYETJET E VASILIKA HYSIT:
Shfuqizimi i dekretit tuaj a e ka cenuar nenin e Kushtetutës ku thuhet se cenohet e drejta e zgjedhësve?
Është një argument që ju e përmendni, në faqen 6 se opozita dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje, me kusht që të garantohet e drejta e votës. Ku e bazoni, ku është baza ligjore, që ju e sillni si argument se opozita dëshiron të marrë pjesë me këtë kusht?
Gjithashtu thatë se do të caktonin një datë që të garantonte gjithëpërfshirjen. Pra, ku e bazoni ju këtë argument, cila është arsyeja që ju bën të mendoni se nga data 30 qershor deri më 13 tetor do të plotësohen kushtet për këto zgjedhje pa pengesa?
E fundit, ju si kryetar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare. Cilat janë masat që keni marrë për të adresuar informacionet që keni pasur nga institucionet e sigurisë kombëtare?
Duke ju kundërpërgjigjur pyetjeve të deputetes së Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, se ku e gjeti të drejtën për të shfuqizuar dekeretin për datën e zgjedhjeve, Meta i dha një përgjigje “asgjesuese”.
PRESIDENTI META:
Lidhur me pyetjen se ku e gjej unë të drejtën të nxjerr dekrete. Së pari në bazë të të gjithë praktikës së presidencës.
Së dyti dua t’ju bëj një kundërpyetje: Në cilin nen të Kushtetutës i jepet të drejtë Kuvendit të shfuqizojë ligjet? Në cilin nen të Kushtetutës i jepet e drejta qeverisë për shfuqizuar vendimet e saj?
Në rast se unë kam bërë një shkelje të Kushtetutës, duhet të pranojmë se të gjithë Presidentët e mëparshëm kanë bërë një shkelje të Kushtetutës, gjë që ata nuk e kanë bërë, përkundrazi kanë shmangur kriza të vështira dhe të forta në vend.