Komisioni për Presidentin, Mehmetaj: Teatër grotesk me opozitarët e Ramës

Hënë, 09 September 2019 16:20

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, thotë se në Komisionin Hetimor për Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, u pa një teatër grotesk. Sipas saj, më energjikët ishin pupacët e kryeministrit Edi Rama dhe fjalën e ka për deputetët e ”opozitës së re”. ”Opozitarët e emëruar që me injorancën e tyre ligjore vërtetuan edhe njëherë se janë jo vetëm lolo por edhe simboli më i denjë i këtij Parlamenti ilegjitim”.

Postimi i plotë

Teatri grotesk në komisionin e Ulsiut, në mos për gjë tjetër, shërbeu për të parë edhe njëherë se sa e shëmtuar është “opozita e re” Ramiste në parlament.

A e patë çfarë ndodhi sot në komisionin e famshëm? Përballë mungesës së argumentave ligjorë e kushtetues, edhe mazhoranca u tregua më e përmbajtur edhe pse në konflikt të hapur interesi dhe e cënuar drejtpërdrejt nga dekreti kushtetues i Presidentit.

Më energjikët ishin pupacët e Edi Ramës, opozitarët e emëruar, që me injorancën e tyre ligjore vërtetuan edhe njëherë se janë jo vetëm lolo, por edhe simboli më i denjë i këtij Parlamenti ilegjitim.

Ja, kështu kuptohet lehte, se kjo “opozita e re” nuk përfaqëson gjë tjetër veç llumin e parlamentarizmit, për të cilin Edi Rama u kujdes personalisht ta shkatërrojë me çdo kusht.

Login to post comments