Inferioriteti i Ulsiut para Presidentit ishte frika e Ramës

Hënë, 09 September 2019 20:20

Mbledhja e sotme e Komisionit Parlamentar në fakt nxori në pah një të vërtetë të madhe që karakterizon rilindjen nga kreu deri tek degëzimet e saj në nivelet më të ulëta. E gjithë kasta e Rilindjes, përfshi dhe Ramën vetë, kanë kompleksin e parasë dhe hajdutëria ka arritur majat dhe kjo për faktin se më parë nuk kanë mbushur dot barkun me bukë.
Por Rama kujdeset mbi të gjitha që prurjet në rilindje të kenë dy cilës. Nivel sa më të ulët njerëzor dhe intelektual dhe inferiorë të mjerë. Edhe pa prekur fare grupin e gaztorëve të pseudo opozitës, mjaftonin pyetjet dhe teksti i Ulsiut për të kuptuar nivelin e inferioriteti dhe mediokritetit të këtij komisioni.
Në çdo fjali, fjalë që Ulsiu hapte gojën, inferioriteti ndaj Presidentit ishte i dukshëm. Pas fjalëve, pyetjeve, dhe fjalës së mbylljes së Ulsiut nuk ishte inferioriteti i tij. Ishte inferioriteti dhe frika e Ramës ndaj Presidentit të Republikës si institucion sepse e ka të vetmin mur ku përballet çmenduria e tij por edhe e Ilir Metës si një lojtar politik. / Redaksionale

Modifikuar më Tuesday, 10 September 2019 08:59
Login to post comments