Sonte, në çeljen e sezonit të ri të emisionit “Open”, tematika qëndrore është ajo e fatit të presidentit të Republikës, Ilir Metës dhe dilemës nëse do të ketë apo jo një shkarkim të tij nga detyra.
Politikani dhe diplomati i njohur, Neritan Ceka u shpreh se deputetët e ditës së sotme janë aktualisht pushtuesit e Shqipërisë.
Ceka shpërfilli edhe kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjan. Sipas tij ky është një njeri i cili nuk ka bërë asgjë, një person që vjen nga hiçi dhe është turp që ai mban atë pozicion.
Ndërsa nga ana tjetër, gazetari Carlo Bolino tha se presidenti Meta nuk qëndroi në argumentet që ka dhënë para pushimeve duke iu referuar deklaratave të presidentit në qershor.