Kryeministri Edi Rama i ka bërë të ditur deputetëve në mbledhjen e grupit parlamentar socialist se duhet të jenë gati për zgjedhjet.
Kjo u bë e ditur mbrëmjen e sotme nga gazetari Robert Rakipllari në emisionin “Opinion”.
“Kam një informacion, që në mbledhjen e sotme, Rama i ka thënë deputetëve që të jeni gati për zgjedhjet e parakohshme”, tha Rakipllari.
Ndërkohë, drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu shkoi pak më tej kur tha se “ndoshta do të jenë ndërkombëtarët që do të ndërhyjnë dhe do të ofrojnë zgjedhjet për zgjidhjen e krizës”.
Por Rakipllari tha se një informacion të tillë nuk e kishte.
Në anën tjetër, Alfred Peza, sekretar në PS, tha se zgjedhjet do të jenë në 2021.
“PS po përgatitet për zgjedhjet e brendshme, zgjedhjet e ardhshme janë në 2021 dhe këtë ua them me bindje dhe përgjegjësi të plotë”, tha Peza.
Por Fevziu duke ndërhyrë i tha “ju kështu do thoni publikisht, por nën zë flitet ajo që tha Rakipllari”.