Analisti Mustafa Nano ka vlerësuar paraqitjen e Ilir Metës në komisionin hetimor parlamentar. Mustafa Nano tha në emisionin “Opinion” se prezantimi i Presidentit ishte perfekt. Nano tha se kreu i shtetit është sjellë si një zyrtar model dhe ka bërë një paraqitje dinjitoze prej shtetari.
“Komisioni hetimor është një veprim i gabuar që s’ka për tu finalizuar. Performanca e Ilir Metës sot ka qenë fantastik, një nga xhestet më të mira që ka bërë ndonjë politikan shqiptar. Shkoi si zotëri i vërtetë, me qetësi dhe bëri sqarimet e veta në mënyre perfekte dhe shumë të mirë. E përseris që performanca ishte fantastike”,- tha Nano.