Përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi nga PD dhe Klajda Gjosha nga LSI kanë nisur mëngjesin e sotëm, një takim me delegacionin e Komisionit të Venecias.
Ndërkombëtarët kanë ardhur për të mbledhur fakte mbi veprimtarinë e Presidentit Meta Ilir për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe do të dalin me një raport opinionesh në tetor. Ata do të takohen edhe me Presidentin dhe Kryeministrin. Kalendari i takimeve i delegacionit të Komisionit të Venecias është si më poshtë:
Ora 9:00-9:55: Me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS, z.Taulant Balla dhe deputetë anëtarë të Grupit.
Ora 10:00 – 10:55: Me Kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës , znj. Rudina Hajdari, z. Nimet Musai, z. Adriatik Alimadhi dhe deputetë anëtarë të grupeve.
Ora 11:00 - 11:55: Me Kryetarin i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi , në sallën e pritjes në Kryesinë e Kuvendit.
© SYRI.net