Bylykbashi, Komisionit të Venecias: Presidenti garantoi unitetin dhe pluralizmin, OSBE e vërtetoi parashikimin e tij

Tuesday, 10 September 2019 09:10

Ashtu siç ishte përcaktuar, Komisioni i Venecias ka nisur turin e takimeve me përfaqësues të partive politike në vend. Delegacioni i ‘Venecias’ startoi takimin me ish-deputetin e PD-së Oerd Bylykbashi si dhe ish-ministren e Jashtme Klajda Gjosha, përfaqësuese e LSI, ku në fokus kanë qenë zhvillimet politike në vend, ku kryefjala ngelen zgjedhjet e 30 qershorit.

Pak pas përfundimit të takimit, në një prononcim të shkurtër për mediat, Bylykbashi tha se Parlamenti tentoi që të bënte pjesë të lojës së pistë ndërkombëtarët sa i takon nismës për shkarkimin e presidentit Meta. Ai tha se nuk mund të shkarkohet presidenti që nuk pranoi zgjedhjet farse. Mes të tjerash demokrati shtoi se raporti i OSBE/ODHIR ishte lajmërim me vdekje i zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Parlamenti në lojën e tij të turpshme donte të bënte pjesë ndërkombëtarët për të kapur të gjitha pushtetet, përfshi dhe presidentin e Republikës. Presidenti shkarkohet vetëm nga gjykata Kushtetuese. Presidenti i dha garancinë shqiptarëve që zgjedhjet të bëheshin në një datë tjetër me kushte të mira. Në këtë lojë të turpshme, parlamenti tentoi të bënte palë ndërkombëtarët. Ne ja bëmë të qartë dhe aspektin politik arsyet se pse kemi ardhur në këtë situatë. Raporti i OSBE/ODHIR është lajmërimi vdekjeje i zgjedhjeve në Shqipëri. Atë që e përmend në mënyrë të qartë presidenti i Shqipërisë se pse në qershor nuk mund të kishte zgjedhje”, tha Bylykbashi.

Ndërkohë, përfaqësuesja e LSI-së Gjosha tregoi detaje nga takimi me delegacionin e “Venecias”. “Diskutuam një çështje që është e paprecedentë, aq më tepër për një vend që dëshiron të jetë pjesë e BE. Qeveria do duhej të fokusohej në plotësimin e kushteve për marrjen e rekomandimit për çeljen e negociatave, ne merremi me një çështje të rëndë, që është për të mbuluar gjithçka që sot shkon keq me qeverisjen, për të mbuluar raportin e OSBE/ ODIHR, që tregon qartë se në Shqipëri zgjedhjet janë pa standarde. Parlamenti dhe mazhoranca kërkojnë të bëjnë politikë me çdo gjë”, pohoi ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...