Sot prokuroria, në seanceën e radhës, ku është i pandehur ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka kërkur 12 vjet heqje lirie për verën penale që akuzohet. Vepra e Saimir Tahirit nuk është e thjeshtë, si ajo e një shërndarësi të rëndomtë droge, por akuza ndaj tij është: “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. Të treja këto akuza, pa llogaritur p[rishjen e imazhit të shtetit e shtetarit, jo vetëm shtypi, jo vetëm organet e specializuara që merren me këtë çështje, por edhe publiku i gjerë e di mirë se si funksionoi Saimir Tahiri si ministër i Brendshëm, çfarë ndodhi me trafikun e drogës dhe lidhjet e tij me Habilajt. Sot në gjyq i ka dalë edhe gënjeshtra “që nuk i njoh e nuk i kam ndihmuar Habilajt”, pasi oficerja e policisë B.A, që ka udhëtuar mbi 10 herë me Habilajt, drejt Italisë, kondfirmoi që ata njiheshin shumë mirë me njëri – tjetrin.
Nga e gjithë kjo çështje, pa u zgjatur në hollësira, dihet që ministri i Brendshëm dhe gjithë struktura e policisë kanë notuar në trafikun e drogës dhe burime të sigurta të shërbimeve sekrete tregojnë që edhe vetë kryeministri ka patur dijeni. Dhe përsëri me zor e shkarkoi Saimir Tahirin si ministër. Nuk i mjaftonte informacioni i Shërbimit Sekret, por u desh presioni ndërkombëtar. Për Saimir Tahirin sot Prokuroria ka kërkuar 12 vjet burg, po për Ramën sa do kërkonte?/55news.al