Gënjeshtra e Veliaj/ Sjell në Tiranë nga Viena, një çmim që nuk ekziston

Tuesday, 10 September 2019 16:12

Nga Inva Hasanaliaj 

‘Vlerësimi që na u dha nga OKB-ja, si një nga qytetet me performancën më të mirë ekonomike krahasuar me atë që gjetëm, është një inkurajim që të gjithë bashkë, katër vitet e ardhshme, ta kthejmë Tiranën jo vetëm në polin më të rëndësishëm ekonomik të Shqipërisë, por me shumë gjasë, edhe në polin më të rëndësishëm ekonomik të gjithë rajonit të Ballkanit’.

Kjo deklaratë e kryetarit të bashkisë së Tiranës në rrjetet sociale, në 6 shtator e nxiti redaksinë e Faktoje të verifikojë se për çfarë vlerësimi bëhet fjalë.

 

Image

Nga data 3 deri në 4 shtator kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në konferencën e përvitshme ‘Bridge for Cities 4.0’, e mbajtur në Vienë, ku së bashku me homologë dhe personalitete, të ftuar diskutuan në një tryezë të rrumbullakët mbi promovimin e zbatimit të Axhendës 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm, themelimin e një platforme urbane për krijimin e një rrjeti dhe nxitjen e bashkëpunimeve të ndërsjellta.

Image

‘Faktoje’ komunikoi me organizatorët për të pyetur nëse gjatë kësaj konference ka pasur shpërndarje vlerësimesh apo çmimesh dhe nëse po a i është dhënë një i tillë kryetarit të bashksë së Tiranës Erjon Veliaj.

Në përgjigjen që Faktoje mori nga shkëmbimi i e-maileve shpjegohet se OKB nuk ka dhënë asnjë çmim apo vlerësim. ‘Erion Veliaj ishte një nga folësit pjesëmarrës në një tryezë të rrumbullakët për kryetarët e bashkive dhe qyteti i Tiranës ra dakord të mbështesë deklaratën për të cilën bëhej eventi.’-thuhet në përgjigjen e organizatorëve të ‘Bridge for Cities 4.0’.

Përgjigja zyrtare nga OKB

Image

Nisur nga përgjigjja që morëm, kjo deklaratë e kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj do të kategorizohet si e pavërtetë. /Faktoje.al

 
Modifikuar më Tuesday, 10 September 2019 17:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...