Godet instituti IFIMES: Shkatërrimi i dyshes Rama - Thaçi, fillimi i punëve të mira në Ballkan

Tuesday, 10 September 2019 16:14

Instituti slloven IFIMES, përveç zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, ka bërë një analizë edhe rreth vendimit të fundit të Sekretarit të Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, për të emëruar Matthew Palmer si përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor.

Një vendim i tillë në analizë thuhet se vjen për shkak të gjendjes së tensionuar në Ballkan, gjë për të cilën IFIMES thotë se është si rezultat i mungesës së SHBA-së në rajon.

Megjithatë instituti slloven e sheh si problem faktin që shtetet perëndimore kanë ndërtuar partneritet në Ballkan kryesisht me “struktura politiko-kriminale”, përcjell Bold.

 

“SHBA-ja duhet të punësojë agjencitë e saj për të luftuar krimin dhe korrupsionin, ashtu siç ka bërë Italia pas Luftës së Dytë Botërore”, thuhet në analizën e IFIMES, që si hap të parë propozon që të caktohen ata individë apo politikanë që veprojnë si faktor shkatërrues.

“Kështu pritet që së shpejti disa emra të rinj nga rajoni të futen në listën e zezë të administratës amerikane”, thuhet në këtë analizë të IFIMES.

Pa u dekriminalizuar shtetet e Ballkanit, IFIMES konstaton se nuk do të jetë e mundur që të kryhet ndonjë proces serioz politik që do të siguronte zhvillim ekonomik, paqe dhe stabilitet afatgjatë.

“Prandaj është me rëndësi jetike që këto procese të koordinohen me BE-në, pasi që në shumica e fondeve përfundojnë në duart e krimit dhe korrupsionit”, potencon tutje analiza.

Në fund IFIMES thotë se pika fillestare që do t’i mundësonte Matthew Palmerit të bënte një punë të mirë do të ishte shkatërrimi i dyshes Thaçi-Rama.

“Shkatërrimi i dyshes së regjimit Thaçi-Rama ndoshta do të ishte pika më e mirë që do të shërbente si shembull i mirë për punën e Palmerit si i dërguar special në Ballkan”, konstaton IFIMES.

Modifikuar më E mërkurë, 11 September 2019 08:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...