Gjatë konferencës për shtyp, presidenti i Republikës Ilir Meta ka lëshuar të tjera "ngacmime" në adresë të kryeministrit Edi Rama. Kreu i shtetit dha fjalën publikisht se, nëse më 18 tetor Shqipëria çel negociatat me Bashkimin Europian, do ti akordojë medaljen "Urdhëri i Skënderbeut". “Ju e dini kontributin tim te Rama. Duke më dëgjuar mua i ka dalë mirë. Se nuk kemi vetëm hallin e Edit por të Shqipërisë. Jam i gatshëm ti japë dekoratën Edit nëse hapen negociatat më 18 tetor. Do ti jap urdhërin e Skënderbeut”, deklaroi me ironi kreu i shtetit.