Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, sot gjatë konferencës së tij për shtyp preku çështjen më me rëndësi, Reforormës në Drejtësi. Presidenti i cili në kohën e votimit të ndryshimeve kushtetuese me konsensus, ishte kryetar Kuvendi, ka meritën për votimin e me konsensus nga i gjithë spektri politik të këtyre ndryshimeve, pasi pavarësisht presionit të disa ambasadorë “guvernatorëve”, roli i tij ishte jetik. Por sot Presidenti i Republikës shpjegoi se si u anashkaluan të gjitha rekomandimet e sakta të Komisionit të Venecias, të cilat sot më shumë se kurrë, mbas 4 vitesh, dalin edhe të sakta e të drejta si parashikime.
Komisinoi I Venecias u shpreh pikë për pikë me rezerva pikërisht për mënyrën se si Rama e bëri këtë reformë. E gjithë strategjia e Kryeministrit dhe ekipit të tij ishte një dhe e vetme, të bënte të kundrtën e asaj çka kishte thënë Komisioni i Venecias, duke filluar me kryeprokurorin, gjyqtarët, vettingun, dhe krijimin e institucioneve të reja të reformës. Për të gjitha këto Komisioni i Venecias jepte rekomandime se si kjo reformë të mos kapej nga politika.
Por kjo ndodhi, u anashkaluan rekomandimet, u shkel ndarja e pushteteve, dhe Presidenti Meta pati të drejët kur u shpreh se jemi shtet i së drjtës dhe pushtetet janë të ndara.
Presidenti vetë ishte në koherencë të plotë me Komisionin e Venecias, për çëshjten e Refomës në Drejtësi dhe deklaroi se ishte i gatshëm të shkonte në Venecia për këtë çështje jetike dhe goditjen që ka marrë parlamentarizmi në Shqipëri.